
Arrestohet një 23-vjeçar për vjedhje të rëndë në Prishtinë
23 mars 2025
| 14:44
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhje të rëndë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Prishtinë.
Sipas policisë, rreth orës 03:00, në një lokal në rrugën “Fehmi Agani”, njësia policore e Stacionit Qendra ka reaguar me shpejtësi, duke identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin B.T., 23 vjeç.
Gjatë arrestimit, policia i ka sekuestruar një thikë dhe prova të tjera që ndërlidhen me rastin.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë.