
Arrestohet një 50-vjeçar në Prizren, ishte në kërkim si i dënuar me 8 muaj burgim për vjedhje
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot (e hënë) në Krushë të Vogël të Prizrenit është arrestuar një 50-vjeçar, i cili ishte në kërkim pasi është i dënuar me 8 muaj burgim efektiv për “Vjedhje të rëndë”.
“Me datën 03.03.2025, policët e njësitit të realizimit të urdhëresave të Stacionit Policor Prizren Veri pas veprimeve operative – hetimore kanë arritur që të identifikojnë, të lokalizojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin E. M., mashkull 50-vjeçar nga Krusha e Vogël, Prizren. I njëjti ka qenë në kërkim pasi që ka qenë i dënuar me 8 muaj burg efektivë me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit. I arrestuari është i dënuar me 8 muaj burg për veprën penale ‘Vjedhje e rëndë’. I arrestuari E.M. (50-vjeçar) fillimisht është sjellë në stacionin Policor Prizren-Veri dhe më pas është dërguar në burg në vuajtje të dënimit”, ka njoftuar policia.