Arrestohet një aktivist i LVV-së
03 qershor 2020
| 17:15
Gjatë konferencës së Presidentit të vendit, Hashim Thaçi, jashtë oborrit të Kuvendit të Kosovës është arrestuar aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Veron Hasani.
“Klan Kosova”, mëson se Hasani ishte duke ecur me dy miq të tij jashtë oborrit të Kuvendit dhe kishte thirrur drejt Thaçit “Hajn, Hajn”.
I njëjti më pas ishte arrestuar nga Policia e Kosovës.
Aktivisti tjetër i LVV-së, Fitim Pacolli, i cili ishte i shoqëruar me Hasanin tha para mediave se miku i tij ishte arrestuar dhe rrahur nga policia pasi kishte shprehur mendimin e tij si qytetar.