
Arrestohet një burrë në Deçan, kjo është arsyeja
22 nëntor 2021
| 10:33
Një burrë është arrestuar në fshatin Prilep të Deçanit pasi iu gjet kallash me pesë fishekë në veturë.
Policia njofton se me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollimit të veturës, i janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri AK-47 me pesë fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.