![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/08/arrestohet.jpg)
Arrestohet një burrë në Prishtinë, rrahu gruan dhe vajzën e tij
12 maj 2024
| 12:06
Është arrestuar një burrë në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje në familje, e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten edhe vajzën e tij.
Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në familje, e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten edhe vajzën e tij. Njëra nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raport.