![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/03/dhunim.jpg)
Arrestohet një burrë në Vushtrri, dhunoi dhe rrahu gruan
15 shkurt 2024
| 08:53
Një grua në Vushtrri dyshohet se nën kërcënimin e armës nga ish-bashkëshorti i saj është rrahur dhe detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Ankuesja femër kosovare ka njoftuar policinë se nën kërcënimin e armës është rrahur dhe detyruar të kryej marrëdhënie seksuale nga ish-bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.