Arrestohet një doganier në Vermicë, dyshohet për ryshfet

17 shtator 2021 | 10:09

Mbrëmjen e së enjtes, është arrestuar një doganier i cili dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Lajmin e  ka bërë me dije Dogana e Kosovës, përmes një komunikate për media.

“Prizren 17 shtator 2021, mbrëmë (16 shtator 2021) pas pranimit të një informate përmes rrugëve zyrtare, se një zyrtar Doganor në Pikë Kalimin e Vermicës është duke e keqpërdorur detyrën zyrtare dhe njëkohësisht pranuar mito njësit e hetimeve të doganës kanë arrestuar këtë zyrtar”, ka njoftuar dogana.

Më tutje është bërë me dije se i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Zyrtarët e Hetimeve të Doganës së Kosovës nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore në Prizren, kanë arrestuar zyrtarin Doganor dhe e kanë dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka njoftuar dogana.

Zyrtari doganor dyshohet se ka qenë i përfshirë në veprat penale “marrje e mitos” dhe “keqpërdorim I pozitës apo autoritetit zyrtar”.

“Bazuar në provat e gjetura dhe sipas urdhrit të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, është konstatuar dyshimi i arsyeshëm se zyrtari doganor në detyrë ka qenë i përfshirë në veprat penale marrje e mitos sipas nenit 428 dhe Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar sipas nenit 422 te Kodit Penal te Kosovës”, ka njoftuar dogana.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vjosa Osmani, udhëheqësja e pestë e shtetit të Republikës së…