Arrestohet një i dyshuar në Aeroportin ”Adem Jashari”
28 janar 2018
| 11:33
Në aeroportin ndërkombëtar ”Adem Jashari” Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të dyshuar shqiptar.
Rasti ka ndodhur në mesditën e së shtunës ndërsa në raportin zyrtar të tyre policia nuk ka dhënë më tepër detaje rreth motiveve që mund të kenë çuar në kapjen e këtij personi, njofton Klan Kosova.
I njëjti raportohet se është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.