
Arrestohet një grua në Gjakovë, e goditi me elektroshok një grua tjetër
09 korrik 2023
| 11:02
Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Gjakovë, pasi që e njëjta për shkak se e kishte sulmuar fizikisht dhe prekur me elektroshok një grua tjetër.
Në raportin e Policisë thuhet se viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore, ndërsa nga e dyshuara është gjetur dhe konfiskuar elektroshoku.
“LËNDIM I LEHTË TRUPOR & ARMËMBAJTJE PA LEJE/Rr. Nëna Terezë, Gjakovë 08.07.2023 – 11:48. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare për shkak se e kishte sulmuar fizikisht dhe prekur me elektroshok viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore, ndërsa nga e dyshuara është gjetur dhe konfiskuar elektroshoku”, thuhet në raportin e PK-së.
Pas intervistimit me urdhër të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.