
Arrestohet një grua në Prishtinë, me forcë ia grabiti nga qafa zingjirin e arit një gruaje
20 mars 2025
| 23:17
Nga njësite policore të stacionit Qendra është arrestuar një e dyshuar për veprën “grabitje”, që ka ndodhë sot rreth orës 17:30, në rrugën “UÇK”, në Prishtinë, ku e dyshuara A.M (femër), me forcë viktimës (femër) i ka grabitur një zingjirë ari nga qafa, njofton policia.
Policia informon se pas përfundimit të veprimeve procedurale me vendim prokurorit të shtetit e dyshuara është dërguar në mbajtje për 48 orë.