Arrestohet një i dyshuar në Gjakovë, në shtëpi iu gjetën mbi 1 kg drogë
24 qershor 2021
| 19:11
Policia në Gjakovë, me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore, ka bastisur shtëpinë e një të dyshuari me inicialet M.B., ku ka gjetur dhe konfiskuar një sasi të konsiderueshme të mariuhanës.
“Është bastisur shtëpia dhe objektet përcjellëse, pronë e të dyshuarit dhe gjatë bastisjes në pjesë të ndryshme të shtëpisë në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: 1 kg e 131 gramë mariuhanë”, kanë thënë burimet e IndeksOnline brenda policisë.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që të hapet rast për blerje, posedim dhe shpërndarje të narkotikëve.
I dyshuari është ndaluar me urdhër të prokurorit për 48 orë.