Arrestohet një i dyshuar në Jarinjë për prezantim të dokumenteve false të Serbisë
02 nëntor 2024
| 09:41
Policia e Kosovës ka njoftur se një person është arrestuar në Jarinje në premten.
Ai dyshohet për falsifikim të dokumentit. Policia ka vërejtur se dokumentet e lëshuara nga Serbia mund të jenë të falsifikuara.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte prezantuar dokumente të lëshuara nga Serbia të cilat dyshohen të jenë të falsifikuara. Dokumentet janë konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.