Arrestohet një i dyshuar për dhunë në familje
30 gusht 2023
| 10:12
Stacioni Policor Prizren më 29.08.2023 ka pranuar informacion për një rast të dhunës në familje në një fshat të komunës së Prizrenit.
Njësitet policore relevante i janë përgjigjur rastit duke lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin e rastit F.K. (viti i lindjes 1994, mashkull kosovar shqiptar), i cili është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës.
Nga hetimet preliminare janë gjetur prova se i dyshuari ndaj viktimës (bashkëshortes së tij) në mënyrë sistematike prej një kohe ka ushtruar dhunë fizike e psikike.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit prej 48 orësh dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprën penale “Dhunë në familje’’.