Arrestohet një i dyshuar për dy raste të vjedhjeve në Fushë Kosovë

01 gusht 2024 | 12:04

Të mërkurën nga njësite policore të stacionit të Fushë Kosovës, është arrestuar një person i dyshuar për dy raste vjedhjeve që kanë ndodhë gjatë muajit të kaluar në rrugën “Lidhja e Pejës” në Fushë Kosovë.

Bëhet e ditur se puna e hetuesve policorë është finalizuar dje, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar 30-vjeçar me inicialet I.H. , shtetas i Republikës së Kosovës.

Personi i dyshuar, me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, dhe ndaj tij është iniciuar procedurë për së paku dy raste të vjedhjeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova, kurrë nuk ka qenë më e bukur dhe më…