Arrestohet një i dyshuar për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi

20 tetor 2021 | 22:10

Policia e Kosovës njoftoi të mërkurën se ka arrestuar një person të dyshuar për “keqpërdorim të fëmijëve në pornografi”.

Në komunikatën e lëshuar për media i dyshuari identifikohet si shtetas i Kosovës, me inicialet I.G.

“Personi i arrestuar dyshohet se ka poseduar materiale (foto dhe video) me përmbajtje abuzuese seksuale me fëmijë. Këto materiale, duke përdorur aplikacione për komunikim online, i ka shkarkuar dhe i ka shpërndarë edhe me persona të tjerë”, thuhet në komunikatë.

Në cilësinë e provave, policia tha se ka sekuestruar një telefon celular dhe një laptop.

Po ashtu u bë e ditur se me aktvendim të prokurorit, i dyshuari u dërgua në mbajtje deri në 48 orë.

Në Kosovë, materialet pornografike me të mitur i ndjek Ligji për parandalimin dhe luftimin e krimit kibernetik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë…