
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kosovë
11 prill 2019
| 20:20
Policia e Kosovës, konkretisht Sektori për hetimin e krimeve të luftës arrestoi sot një person të dyshuar mashkull nga komuniteti egjiptian për krime lufte në Kosovë në vitin 1999.
Pas lëshimit të aktvendimit mbi ndalimin e personit të arrestuar i njëjti është dërguar në qendrën e ndalimit.
Aktvendimi mbi ndalimin e personit të arrestuar është lëshuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës për shkak të dyshimit të bazuar se kishte kryer veprat penale “Krime Lufte Kundër Popullsisë Civile”.