Arrestohet një i dyshuar për sulmin kibernetik në Bullgari
17 korrik 2019
| 11:19
Policia bullgare ka arrestuar një të dyshuar për sulmin kibernetik në Agjencinë Kombëtare të të Ardhurave, që çoi në rrjedhjen e të dhënave personale dhe financiare të miliona njerëzve, ka njoftuar Ministria e Brendshme e Bullgarisë.
Autoritetet bullgare kanë ngritur dyshime, se sulmi masiv i hakerave në Bullgari, nëpërmjet një faqeje ruse, mund të jetë i lidhur me vendimin e Sofjes për të blerë avionë ushtarakë nga Shtetet e Bashkuara.
“Grupet e organizuara kriminale të përfshira në sulmet kibernetike zakonisht kërkojnë fitime financiare, por në këtë rast, janë të mundshme motivet politike”, ka thënë të martën, ministri i Brendshëm i Bullgarisë, Mladen Marinov.