Arrestohet një i dyshuar për vjedhje të rëndë
Mbrëmë nga njësite policore të stacionit qendra në Prishtinë, menjëherë pas raportimit të një rasti të vjedhjes së rëndë, është identifikuar dhe arrestuar një person i dyshuar.
Në njoftimin e Policisë thuhet se puna e hetuesve të stacionit policor qendra, ka vazhduar edhe me kontrollin e vendbanimit të personit të dyshuar, ku kanë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri dhe tre laptop.
Njoftimi i plotë:
Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë, i sekuestrohen dy armë zjarri
Mbrëmë nga njësite policore të stacionit Qendra në Prishtinë, menjëherë pas raportimit të një rasti të vjedhjes së rëndë, është identifikuar dhe arrestuar një person i dyshuar.
Puna e hetuesve të stacionit policor qendra, ka vazhduar edhe me kontrollin e vendbanimit të personit të dyshuar, ku kanë gjetë dhe sekuestruar :
-dy armë zjarri
– tre laptop etj.
Ndaj personit të dyshuar:
– D.A. mashkull, 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është iniciuar rast për veprat, vjedhje e rëndë dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të armëve.
I dyshuari me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.