![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/05/auto_Vrasje-650x3581520587772-650x358-600x358-1.jpg)
Arrestohet një i dyshuar për vrasje në tentativë në Fushë-Kosovë
16 qershor 2024
| 09:50
Një person është arrestuar në Fushë-Kosovë.
Ai dyshohet për një rast të vrasjes në tentativë që kishte ndodhur më 6 prill.
“VRASJE NË TENTATIVË- Bresje, Fushë Kosovë / 06.04.2024 – 17:00. Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.”