Arrestohet një inspektor i ATK-së
24 tetor 2018
| 12:03
Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit policor kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit përmes masave të fshehta të vëzhgimit pas një pune të gjatë hetimore gjatë ditës së djeshme kanë arrestuar një inspektor të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) nga rajoni i Ferizajt.
Ai është arrestuar nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Personi i arrestuar dyshohet që duke keqpërdorur pozitën apo autoritetin zyrtar gjatë periudhës 2016-2018, ka ushtruar ndikim në biznese të ndryshme të rajonit të Ferizajt.
Lidhur me këtë rast njësitet policore kanë ndërmarrë të gjitha vepërimet hetimore, dhe me autorizim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.