Arrestohet një person, dyshohet për disa vjedhje

20 gusht 2020 | 17:21

Drejtoria rajonale e Policisë së Kosovës në Pejë ka arrestuar personin me inicialet E.H, i cili dyshohet se ka kryer disa vjedhje në shkolla në qytet dhe fshatra, në spitalin rajonal në Pejë, qendra tregtare si dhe në markete të ndryshme.

Pas kërkimeve hetimore ndaj të dyshuarit, stacioni policor në Pejë ka arritur të identifikojë dhe arrestojë të dyshuarin e këtij rasti.

Me urdhër të Prokurorit të shtetit, i dyshuari pas intervistimit është ndaluar për 48 orë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjyqtari italian Daniele Orsato do ta drejtojë finalen e Ligës…