Arrestohet një person, dyshohet se mashtronte duke kërkuar ndihma për të sëmurët

13 korrik 2021 | 08:43

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi dyshohet se ka mashtruar qytetarët duke u kërkuar para për të shëruar persona të sëmurë. I dyshuari A.A thuhet se këtë veprim e bënte përmes rrjeteve sociale, duke përdorur pa autorizim fotografi të personave të sëmurë. Qytetarët sipas Policisë kanë bërë pagesa në vlera të ndryshme përmes institucioneve financiare, duke besuar se paratë po shkonin në vend të duhur.

Pas kontrollimit të dy lokacioneve, janë sekuestruar një telefon celular dhe një laptop.

“Pas përfundimit të procedurave intervistuese me vendim të prokurorit kompetent i dyshuari është dërguar në mbajtje. Policia e Kosovës, vazhdon angazhimin dhe përkushtimin në realizimin e detyrave dhe autorizimeve të saj ligjore, në funksion të garantimit të një mjedisi të qetë e të sigurt për të gjithë si dhe sjelljen para organeve të drejtësisë të personave të përfshirë në aktivitete kriminale”, thuhet tutje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës njofton se…