Arrestohet një person i dënuar për veprën detyrim në tentativë
25 korrik 2024
| 11:04
Dje nga njësite të stacionit policor Qendra në Prishtinë, është arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresë të Gjykatës.
Ndaj personit të dyshuar: Sh.Z, mashkull, 44vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ka qenë aktive urdhëresa (tri vite burgim) për veprën detyrim në tentativë.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi është dërguar në vuajtje të dënimit.