Arrestohet një person i dyshuar për ‘armëmbajtje pa leje’ dhe ‘kanosje ndaj zyrtarëve policorë’
Në orët e mesditës të datës 14 shkurt 2019, Njësia e Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, ka zbatuar një urdhër-kontrolli të lëshuar nga Gjykata Themelore-Mitrovicë, e cila ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar B. D. 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Kontrolli policor është realizuar në shtëpinë e të dyshuarit me ç’rast në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë konfiskuar armë dhe municion të kalibrit të ndryshëm:
• dy pushkë ajrore,
• një pistoletë
• një pushkë cal 6.35 mm,
• një pushkë gjuetie
• nëntë (9) copë fishekë,
• një tytë e pushkës ajrore
• një thikë ushtarake,
• dy dylbi të pushkës
• një thikë
• një boks hekuri.
Përveç konfiskimit të gjërave të kundërligjshme, gjatë kohës së bastisjes i dyshuari ka kanosur zyrtarët policorë në kryerje të detyrës zyrtare.
Pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor. Ndërsa ndaj tij janë iniciuar raste për ‘armëmbajtje pa leje’ dhe ‘kanosje’.