Arrestohet një person i dyshuar për ‘gjueti të kundërligjshme’
05 nëntor 2019
| 12:41
Policia e Kosovës, konkretisht njësiti policor pranë Stacionit Policor në Pejë, me datë 4.11.2019 rreth orës 19:00, në Pejë, përderisa zyrtarët policorë ishin në një pikë tek barriera e pylltarisë kanë ndaluar një person i cili ishte duke drejtuar një veturë me targa të huaja.
Gjatë kontrollit në bagazhin e veturës është gjetur një armë me dylbi, 17 copë fishekë të të njëjtës armë, 19 fishekë të kalibrit 12 mm, dhe një kafshë (dhi e egër) e vrarë kafshë e cila është e mbrojtur me ligj.
I dyshuari: P. L. i lindur 1984 m/k/sh, është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit të shtetit lirohet në procedurë të rregullt.
/Epoka e re/