Arrestohet një person i dyshuar për kanosje ndaj zyrtarit policor
Mbrëmë Policia në Mitrovicën e Jugut ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “kanosje”.
Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se i dyshuari e kishte kanosur zyrtarin policor lidhur me detyrën zyrtare, përveç kanosjes i dyshuari afër shtëpisë së zyrtarit policor kishte shtënë me armë në ajër.
Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime hetimore, në vendin e ngjarjes janë gjete gëzhoja, ndërkohë është realizuar bastisje në shtëpinë e të dyshuarit ku është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit “Pistoletë”.
Ndaj të dyshuarit të arrestuar E. Xh.,44 vjeçar, pas procedurave të nevojshme intervistuese, me aktvendim të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “kanosje”, “përdorim i armës” dhe “armëmbajtje pa leje”.