Arrestohet një person i dyshuar për posedim të paautorizuar të substancave narkotike

06 janar 2023 | 09:20

Në orët e mbrëmjes së datës 5 janar 2023, policia në Vushtrri, ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Arrestimi i të dyshuarit është realizuar në rrugën “Arsim Muzaqi” në Vushtrri, në kohën kur zyrtarët policor kanë ndaluar për kontroll një automjet me targa vendore me ç’rast gjatë kontrollit të detajuar brenda automjetit është gjetur një qese e vogël me substancës narkotike në sasi prej 3 gram, dhe një mulli për bluarjen e substancës narkotike.

“Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari F. Z., 30 vjeçar, shtetas të Republikës së Kosovës. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani ka pritur dje në takim ambasadorin e…