Arrestohet një person i dyshuar për posedim të substancave  narkotike

10 shkurt 2023 | 11:18

Gjatë orëve të natës, policia në Vushtrri ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge ”.

Arrestimi i të dyshuarit është realizuar në rrugën “Marlin Barleti” në kohën kur  zyrtarët policorë kanë ndaluar për kontroll një automjet dhe gjatë kontrollit të  automjetit dhe personave, kanë gjetur dhe kanë konfiskuar dy qese të vogla që dyshohej se kishin substanca narkotike e të cilat janë proceduar në cilësinë e provave materiale.

“Në cilësi të të dyshuarit është arrestuar personi F.Z., 30-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit pas intervistimit është iniciuar rasti për veprën penale ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dje (e enjte) më 9 shkurt rreth orës 18:50, Policia…