Arrestohet një person i dyshuar për rrëmbim
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me autoritetet Gjermane, pas pranimit të informacioneve përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit, ka realizuar një operacion policor mjaft të suksesshëm duke arritur lirimin e një femre të rrëmbyer.
Ky operacion policor është realizuar sot nga Njësiti për Hetime te Përgjithshme, që operon ne kuadër te Drejtorisë Rajonale te Policisë ne Prishtine, i cili ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar.
Hetuesit policor pas grumbullimit të informacioneve në rrugë operative si dhe pas zgjerimit të hetimit të përcjellë me një reagim të shpejtë të tyre, kanë arrit që të identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar: R.S mashkull, 39 vjeç, shtetas italian.
Viktima e rastit, shtetase gjermane, është dërguar për ekzaminim mjekësor, pasi që e njëjta dyshohet se është mbajtur e mbyllur që nga data 3 gusht 2019.
Aktualisht personi i dyshuar po intervistohet në objektet policore, ndërkohë që hetuesit janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale, për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes.