Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale “Tentim vrasje”

27 qershor 2023 | 23:00

Një person i dyshuar është arrestuar gjatë ditës së  sotme në Vushtrri, arrestimi i të dyshuarit është bërë pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje të çastit të ndodhur në fshatin Maxhunaj, me armë zjarri ka plagosur dy viktimat meshkuj kosovar.

Si pasojë e  lëndimeve dy viktimat A. I., 28 vjeçar dhe E. O., 35 vjeçar, janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar dy gëzhoja ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar një armë e llojit  pistoletë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit S .Z., 42 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës i është caktuar masa e ndalimit policor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti, Haki Abazi tha se korrupsioni i brendshëm nëpër ministri…