Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje në shtëpinë e gjyqtarit të Gjykatës Themelore

22 dhjetor 2023 | 18:22

Gjykatësi i Gjykatës Themelore në Prishtinë Agim Kuçi ka konfirmuar se në shtëpinë e tij ka ndodhur vjedhje gjatë natës.

Ai ka deklaruar se vjedhja ka ndodhur gjatë kohës sa në shtëpi nuk ishte askush.

“ Po, po mbrëmë ka ndodh, në detaje nuk….Policia i ka të gjitha detajet, s’ka qenë kërkush në shtëpi, dhe më ka njoftu Policia që u thy”, tha gjykatësi Kuçi për “BetimipërDrejtësi”.

Ndërkaq, në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se një person është arrestuar pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer vjedhje në shtëpinë e një personi tjetër.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 16:40, në Veternike të Prishtinës.

Tutje bëhet e ditur se gjatë kontrollit në çantën e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar disa fishekë, disa shok bomba, dokumente, kartela bankare, monedha, thikë, brisk dhe disa shishe të alkoolit.

Ështe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer vjedhje në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar. Gjatë kontrollit në çantën e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar disa fishekë, disa shok bomba, dokumente, kartela bankare, monedha, thikë, brisk dhe disa shishe të alkoolit”, thuhet në raport.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Kushtetues e Republikë së Kosovës ka nxjerrë vendim lidhur…