Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

08 mars 2022 | 10:49

Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj pasi ka pranuar një informacion inteligjent, sot në orët e hershme të mëngjesit, në ora 06:20 ka arrestuar në fshatin Rakaj të Ferizajt personin e kërkuar me inicialet V.SH (M/K), 24 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të 4 urdhëresave të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Vjedhje e pyjeve”me dënim burgimi prej gjashtë muajve e dhjetë ditë.

Policia, të njëjtin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas kompletimit të dokumentacionit dërgohet në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka theksuar se çmimi i…