Arrestohet një person i kërkuar në Han të Elezit

15 dhjetor 2021 | 16:19

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka bërë me dije se policët e stacionit policor në Han të Elezit kanë arritur që sot në ora 13:15 të arrestojnë personin me inicialet B.C, 39-vjeçar.

Sipas policisë, ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj – Dega në Kaçanik , për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” me dënim burgimi prej tre muajve.

“Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, ka njoftuar Policia e Kosovës në Ferizaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka thënë të mërkurën se…