Arrestohet një person i kërkuar në Kaçanik

13 dhjetor 2022 | 13:32

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Soponicë të Kaçanikut. Personi i arrestuar është i moshës 35-vjeçare dhe është i ngarkuar me veprën penale “Vjedhje e pyjeve”.

“Policët e stacionit në Kaçanik, sot në ora 11:30 në fshatin Soponicë të Kaçanikut kanë arrestuar personin e kërkuar R.T ( M/K) i moshës  35 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘Vjedhje e pyjeve’ me dënim burgimi prej tridhjetë (30) ditëve. Pas kompletimit të dokumentacionit , i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe situata në vendet…