Arrestohet një person i shumëkërkuar në Prishtinë
04 gusht 2024
| 17:28
Një operacion i madh është zhvilluar sot në Prishtinë. Disa media raportuan se në lagjen Emshir u arrestua një person i shumëkërkuar.
Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha i tha Gazetës Express se rezultatet e operacionit do të bëhen të ditura më vonë, por konfirmoi operacionin e zhvilluar edhe “me mbështetje edhe të njësive speciale”.
“Ju konfirmoj se sot në orët e pasditës në Prishtinë, Policia e Kosovës, konkretisht njësia FAST-ILECU ka realizuar një operacion në mbeshtetje edhe të njësive speciale”, tha Hoxha.
Disa media raportuan se personi i arrestuar është shtetasi i Shqipërisë Arben Lamçe.
Lamçe është i kërkuar nga autoritetet shqiptare, konkretisht nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e njohur si SPAK.