Arrestohet një person lidhur me plagosjen në Pejë
23 maj 2024
| 08:31
Një person është arrestuar gjatë orëve të natës (23.05.2024) pas plagosjes në Pejë.
Ai po dyshohet për dhënie të ndihmës pas kryerjes së veprës penale.
Arrestimi u konfirmua nga Ersan Qavolli, prokurori që po e trajton rastin.
“Mund t’ju konfirmoj që kemi arrestuar një person. Ai po dyshohet për ndihmë pas kryerjes së veprës penale. I dyshuari kryesor është ende në arrati. Ai tashmë është identifikuar. Policia po punon për kapjen e tij”, tha Qavolli për KALLXO.
Agron Gashi, 21-vjeçar, tashmë është në kerkim të organeve të rendit, i dyshuar për plagosjen e tre personave në Pejë.
Vepra penale ndaj tij është vrasje e rëndë në tentativë.