Arrestohet një person në Deçan për shtije të armëve

01 nëntor 2023 | 14:47

Një person është arrestuar dje në Deçan për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

Në njoftimin e policisë se i dyshuari armët tё cilat i kishte blerё dhe pёr tё njëjtat posedonte leje legale, i kishte shitur.

Nga i dyshuari ёshtё kёrkuar t’i prezantoj armёt, por i njëjti nuk ka mundur t’i prezantoj pasi qё tё njëjtat i kishte shitur.

Armët ishin njё armё Glock 9×19 dhe dy armё Five Seven 7×28 mm.

Hetuesit janё duke punuar intesivisht pёr gjetjen e armёve te shitura nga i dyshuari. Pas intervistimit tё personit tё dyshuar, me vendim tё prokurorit tё shtetit i dyshuari dёrgohet nё mbajtje pёr 48- orё.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e Lartë në Bjello Pole ka liruar nga paraburgimi…