Arrestohet një person në Fushë-Kosovë, iu gjeten 3 400 euro false
01 qershor 2024
| 09:13
Një person është arrestuar në Fushë-Kosovë, pasi policia gjatë kontrollit ia gjeti 34 kartëmonedha nga 100 euro të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.
Sipas policisë, pas intervistimit, me vendimit të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollimit janë gjetur dhe sekuestruar 34 (tridhjetë e katër) kartëmonedha nga 100€ -gjithsejtë 3400€, te cilat dyshohet se janë të falsifikuar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.