Arrestohet një person në Fushë-Kosovë, raportoi rrejshëm një grabitje

15 prill 2025 | 17:14

Një person është arrestuar në Fushë-Kosovë, pasi ka raportuar rrejshëm një rast të dyshuar si grabitje.

Sipas policisë, rasti ishte raportuar më 9 prill në Fushë-Kosovë, ndërsa pas hetimeve të zhvilluara, në koordinim të ngushtë me Prokurorin e Shtetit, është vërtetuar se rasti ka qenë i sajuar dhe nuk ka ndodhur në mënyrën e pretenduar nga ankuesi.

“Sot, personi që kishte paraqitur rastin  rrejshëm është arrestuar nga policia. Ndaj tij është iniciuar procedurë penale për veprën ‘lajmërim i rrejshëm’”, ka njoftuar policia, duke shtuar se mbetet e përkushtuar në zbardhjen e plotë të çdo rasti dhe në mbajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Dhomat e Specializuara…