Arrestohet një person në Gjilan, kërkohej me urdhëresë të gjykatës
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka bërë me dije se të hënën në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin e kërkuar me inicialet H.Q, i lindur në vitin 1987.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan për veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” dhe “Mbajtje në pronësi, kontrolle ose posedim të paautorizuar të armëve” me dënim burgimi prej një vjet e dy muaj e gjysmë.
“Pas kompletimit të dokumentacionit i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave. Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë dhe nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë Stacionin më të afërt, përmes aplikacionit ‘Lajmëro Policinë’, e-mail:[email protected] dhe numrat kujdestarë:192 ose 03850807001”, ka njoftuar policia.