
Arrestohet një person në Istog, dyshohet për blerje votash
17 dhjetor 2017
| 15:07
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Istog, pasi i njëjti dyshohet se ka blerë vota dhe ka ndikuar tek disa votues të tjerë.
Lajmin për “Klan Kosova” e ka konfirmuar Xhevat Ibraj, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës.
Ai ka deklaruar se më vonë do të dalin me të thëna të sakta për këtë rast, pasi tani janë duke i kryer intervistimet. Me këtë rast po merret edhe prokuroria.