Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet për disa vjedhje

31 janar 2019 | 11:33

Njësitet policore të Lipjanit, kanë arrestuar një person të dyshuar për disa raste të vjedhjeve.

Dyshohet se personi në fjalë ka vjedhur kryesisht bateri të veturave nëpër lokacione dhe periudha të ndryshme në Lipjan

“Puna e hetuesve të stacionit policorë të Lipjanit, lidhur me rastet në fjalë, është finalizuar këtë javë, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arritur të arrestojnë një person të dyshuar”.

“Në koordinim më prokurorin kujdestar dhe gjyqtarin e procedurës paraprake, aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet në fjalë, ndërkohë që personit të dyshuar i është shqiptuar masa e paraburgimit për 30 ditë”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këndvështrim Dr.Flora Brovina (Bilall Maliqi, “Në prehrin e ëndrrës” (poezi),…