
Arrestohet një person në Prishtinë, tentoi t’i godasë zyrtarët policorë
Në Prishtinë është arrestuar një person pasi i njëjti ka tentuar t’i godasë zyrtarët policorë.
Siç bën të ditur Policia në raportin 24 orësh, i dyshuari është dërguar në emergjencë dhe sipas mjekut dyshohet se ka abuzuar me substanca narkotike.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi nuk e ka ndaluar veturën dhe ka tentuar t’i godas zyrtarët policor. Pasi është ndaluar, i dyshuari ka sulmuar fizikisht zyrtarët policor. I dyshuar është dërguar në emergjencë dhe sipas mjekut dyshohet se ka abuzuar me substanca narkotike. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton policia.