Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se përfitoi rreth 100 mijë euro përmes mashtrimit
02 tetor 2024
| 09:04
Një person është arrestuar të martën në Prizren.
Ai dyshohet se ka përfituar jashtëligjshëm rreth 100 mijë euro.
“I njëjti, pas intervistimit, u dërgua në mbajtje për 48 orë. Me rastin po merret Sektori i Hetimeve Rajonale”, ka njoftuar policia.
Burimet e gazetës bëjnë me dije se këto mjete ishin përfituar përmes mashtrimit.
Nuk dihet ende saktësisht se si i ka marrë ai këto para.
Ai për të njëjtin rast ishte denoncuar edhe në janar, ishte arrestuar, më pas liruar.