![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/12/dhunim-1.jpg)
Arrestohet një person në Prizren, tentoi ta dhunonte të dashurën e tij
01 dhjetor 2024
| 12:41
Një person është arrestuar në Prizren për një rast të tentim-dhunimit.
Ai dyshohet se kishte tentuar që të dashurën e tij që me forcë ta detyronte të kryente marrëdhënie seksuale.
Ngjarja ka ndodhur të shtunën në mbrëmjes rreth orës 18:00, transmeton Klankosova.tv
Viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.