Arrestohet një person nën dyshimin se shfrytëzoi për punë të detyruar shtatë viktima

22 korrik 2020 | 11:23

Policia e Kosovës, konkretisht, Sektori Qendror i Hetimeve nga Drejtoria për Hetimin Trafikimit me Qenie Njerëzore, gjate veprimeve hetimore në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë Departamenti për të Mitur, më 21 korrik ka arrestuar një person të dyshuar, për Veprën Penale “Trafikim me njerëz”, i cili dyshohet se ka rekrutuar, strehuar, transportuar dhe i ka mbajtur nën kontroll shtatë viktima të mitur (meshkuj/kosovarë) duke i shfrytëzuar për punë të detyruar.

Gjatë realizimit të këtij plani për arrestimin e të dyshuarit si prova janë konfiskuar përkohësisht:
një telefon mobil dhe dy fletore të evidencave.

Në njoftimin e policisë theksohet se viktimat e mitura janë trajtuar sipas Proceduarve Standarde të Veprimit për Viktima të trafikimit, ndërsa me vendim të Prokurorit kujdestar i dyshuari dërgohet në ndalim për 48 orë, për procedura të mëtejme ligjore.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, bisedoi sot me…