Arrestohet një person, pagoi me 50 euro false
02 shkurt 2024
| 11:58
Është arrestuar një person gjatë ditës së djeshme për shkak se ka bërë pagesë me një kartëmonedhë 50-euroshe të falsifikuar.
Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.
“Më 1 shkurt 2024 është arrestuar i dyshuari kosovar pasi i njëjti me datën e cekur kishte bërë pagesë me një kartëmonedhë 50-euroshe, e cila pas ekzaminimeve ka rezultuar se është e falsifikuar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.