Arrestohet një person për dhunë familje në Ferizaj

28 gusht 2022 | 11:26

Sot, rreth orës 00:30 të mëngjesit, policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në rrugën “Isa Boletini” në Ferizaj është një rast i dhunës në familje.

Në lidhje me këtë policia e Njësisë së Dhunës në Familje menjëherë i ka marrë veprimet e nevojshme, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin me inicialet F.A (M/K) i moshës 49-vjeçar, i cili pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij F.Xh (F/K) e moshës 44-vjeçare dhe në gjendje të dehur shkakton dhunë në familje, demolon shtëpinë dhe e nxjerr jashtë shtëpisë atë.

Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Dhunë në familje”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një nga historitë më të komentuara, ajo mes Shakirës dhe…