Arrestohet një person për dhunë në familje, i sekuestrohen edhe armë zjarri
09 janar 2024
| 11:58
Në kuadër të veprimeve operative që po kryejnë zyrtarët policorë të rajonit të Prishtinës, me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, nga zyrtarët e stacionit policor të Obiliqit, është arrestuar një person i dyshuar për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.
Arrestimi është realizuar mbrëmë pas raportimit të një rasti të dhunës në familje.
Personit të dyshuar i janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri.
Ndaj personit të dyshuar B.E, mashkull 41 vjeç, në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar rast për veprat dhunë në familje dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve.
Personi i arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendër të mbajtjes.