
Arrestohet një person për fajde në Prizren
21 mars 2025
| 13:57
Të enjten në Prizren, Policia e Kosovës ka realizuar një operacion për arrestimin e të dyshuarit i cili raportohet se me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë, ka kontraktuar një shumë dukshëm jo-proporcionale të pasurisë në këmbim të dhënies së borxhit, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të viktimës.
Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje.